Vendosni fjalën kyçe....

Basha: I kemi ndjekur hapat e ndërmarra nga qeveria, koha të flasin mjekët e ekspertët


Pas takimit me ekspertët e shëndetësisë dhe profesorë të QSUT-së, kreu i Partisë Demokratike, Basha, tha se sot është koha që të flasin ekspertët.

Kryedemokrati tha se i ka ndjekur hapat e ndërmarra nga qeveria dhe se duhet hartuar plan masah konkrete që duhet të ndahet me qytetarët.

‘Në 24 orët e fundit kam ndjekur me vëmendjet zhvillimet në Italinë fqinjë dhe rrisqet e shtuara për vendin tonë lidhur me koronavirusin. Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të Shëndetësisë dhe një numër profesorësh ët QSUT si dhe disa konsulta me përfaqësues të OBSH. Ndërkohë kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren dhe kemi ndjekur hapat e ndërmarrë nga qeveria. Në një kohë kam disa mesazhe për ju, prindër, apo prindër me të moshuar . Sot është koha të flasin mjekët, të flasin ekspertët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete që të ndahet me qytetarët që ata të informohen për masat që duhet të merren. Nuk është koha për propagandë, është koha të flasim mjekët dhe specialistët! Larg panikut.’ – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *