Chris Matthews i MSNBC e ka krahasuar fitoren e Bernie Sanders në Nevada me pushtimin e e Francës nga Adolf Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, shpalli një fitore të jashtëzakonshme në votimin e së shtunës në Nevada, përballja e tretë kryesore e primareve.
Sanders ka fituar pak më shumë se 46% të votave, më shumë se dyfishin e kandidatit tjetër, Joe Biden, që ka marrë 19% të votave.
‘Është pak vonë për ta ndaluar atë,’ tha Matthews pas votimeve.
Deri tani gara mes demokratëve është e fortë, me kandidatët Sanders, Biden, Warren, Bloomberg e Buttigieg, që janë thuajse të gjithë në pozita të mira, megjithatë rritjen më të madhe së fundmi e ka pasur Sanders.