Vendosni fjalën kyçe....

CDU-ja e Merkelit merr një tjetër goditje në qytetin e dytë më të madh


Votuesit e qytetit të dytë më të madh në Gjermani kanë ‘ndëshkuar’ CDU-në e kancelares Merkel.

Unioni Kristian Demokratik (CDU) arriti rezultatin e tij më të keq në shtetin e Hamburgut të dielën, duke marrë vetëm 11.2 përqind të votave e duke zbritur shumë larg rivalëve të tij të qendrës së majtë, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve, të cilët fituan mbështetjen e përkatësisht 39 dhe 24.2 përqind të banorëve.

Kjo është një nga humbjet më të sikletshme të zgjedhjeve shtetërore në historinë e CDU-së, sipas Der Spiegel, e dyta pas asaj të vitit 1951 në Bremen, ku ajo fitoi vetëm nëntë përqind.

“Është një ditë e hidhur për CDU-në në Gjermani dhe një rezultat i keq historikisht në Hamburg,’ tha sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak.

Humbja vjen pas dorëheqjes së papritur të kryetares së partisë, së besuarës të kancelares, Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *