Vendosni fjalën kyçe....

Del përgjigja e analizave, pacientja në Kosovë s’ka koronavirus


Personi që dyshonte se ishte i infektuar me koronavirus në Kosovë ka rezultuar negativ pas analizave.

Ditën e sotme u dyshua se një 30-vjeçare që ishte kthyer në Kosovës pas pushimeve në Itali ishte e infektuar me koronavirus.

Ajo u shtrua në spital, gjë që u pranua edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Pas bërjes së analizave, rezultoi se pacientja nuk ishte e infektuar me koronavirus.

Sipas IKSHP-së, pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm.

‘SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV.’ – thuhet në deklaratën e IKSHP-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *