Vendosni fjalën kyçe....

Eksperti amerikan i bioterrorizmit: Koronavirusi u krijua në laborator, armë lufte biologjike


“Coronavirus është një armë biologjike për luftë, e krijuar në një laborator të Wuhan dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është tashmë e vetëdijshme për të”, kështu ka deklaruar Francis Boyle, një ekspert amerikan i bioterrorizmit.

Profesori i drejtësisë në Universitetin e Illinois, Francis Boyle në vitin 1989 hartoi Aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike.

Në një videointervistë të publikuar në faqen e internetit të “Geopolitics and Empire”, Boyle pretendon se koronavirusi doli nga një laborator me siguri maksimale në Wuhan.

Qeveria kineze fillimisht u përpoq të mbulojë çështjen ndërsa tani po merr masa drastike për të pasur ne kontroll epideminë. Laboratori BSL-4 në Wuhan është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe për këtë arsye, sipas Boyle, vetë OBSH-ja “nuk mund të mos e dinte”.

TGcom shkruan se pozicioni i profesorit është në kontrast të ashpër me versionin zyrtar që koronavirusi u perhap nga tregu i produkteve të detit në Wuhan. Sidoqoftë, ky version tashmë është kontestuar nga ekspertë të tjerë të sektorit. Ditët e fundit, revista ‘The Lancet’ kishte deklaruar se rasti i parë i infeksionit daton nga 1 dhjetori dhe se personi i infektuar nuk kishte shkuar kurrë në tregun e produkteve të detit në Wuhan.

Nga 41 rastet e para të ekzaminuara nga ekipi kinez i kërkimit i udhëhequr nga Chaolin Huang, 27 pacientë (66%) kishin qenë në treg që nga 10 dhjetori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *