Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj mesazh Metës pas kallëzimit të presidentit në SPAK


Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, ka reaguar pas kallëzimit penal që presidenti Meta bëri në SPAK ndaj saj dhe dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në disa postime në Twitter, Gjonaj shkruan se reagimi ndaj kallëzimit të Metës do jetë institucional, publik e ligjor, duke iu përgjigjur SPAK-ut e presidentit.

Ajo tërthorazi e kërcënon Metën duke thënë se shpreson që zyrtarët e lartë të pranojnë punë e tyre kur drejtësia e re të filloë të godasë zyrtarët e politikanët e njohur për korrupsionin e krimet në vend. 

  1. Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim.
  2. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.
  3. Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
  4. Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!’ – shkruan Gjonaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *