Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen kryeministri i Malajzisë


Kryeministri 94-vjeçar i Malajzisë, Mahathir Mohamad, ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.

Siç shkruan BBC, Mohamad i ka dorëzuar mbretit këtë të hënë letrën e dorëheqjes.

Ky zhvillim vjen pas aludimeve se ai mund të krijojë një koalicion të ri pa pasardhësin e tij të caktuar, Anëar Ibrahim.

Kryeministri më i vjetër në botë erdhi në pushtet në vitin 2018. Ai rrëzoi kryeministrin e atëhershëm Najib Razak, i cili ka qenë i lidhur me një skandal multimiliardë dollarësh që përfshin një fond qeveritar.

Nuk dihet ende nëse dorëheqja e kryeministrit të deritashëm do të bëjë që Malajzia të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Dorëheqja e kryeministrit erdhi pas raportimeve se politikanët e koalicionit qeveritar zhvilluan bisedime në një hotel për një aleancë të re politike me anëtarët e partisë së rrëzuar nga pushteti. Këto takime e nxitën politikanin Anëar që ta akuzojë kryeministrin për planifikim të ndryshimeve të plota në koalicion që përfundimisht do t’ia mohonin pushtetin e premtuar Anëar-it.

Mahathir dhe Anëar kanë një marrëdhënie politike të ndërlikuar. 94-vjeçari gjithashtu ka dhënë dorëheqje nga Bersatu, partia politike e së cilës ai ishte kryetar.

 Bersatu ka qenë pjesë e aleancës në pushtet Pakatan Harapan, të cilës Mahathir i ishte bashkuar në vitin 2018 së bashku me zotin Anëar. Të Dielën, Anëar e akuzoi Mahathir-in dhe partinë e tij si “tradhtarë”, duke thënë se ata kishin plane për të formuar një qeveri të re, me sa duket pa të. Por të hënën, Mahathir paraqiti dorëheqjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *