Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Europian ndan 230 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit, s’ka bllokim të zonës Schengen


Pas zhvillimeve të fundit në Itali, që kanë shtuar akoma më shumë frikën e përhapjes së një pandemie, Komisioni Europian ka vendosur të dhurojë 230 milionë euro, për të ndihmuar në luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.

Siç shkruan “Ansa.it“, kjo shumë do të mbështesë masat përgatitore për vendet e BE-së dhe ato jo të BE-së, për të financuar kërkimin dhe për të lejuar blerjen e materialeve për të inkurajuar parandalimin e virusit.

Lajmi u bë i ditur nga Komisionerët Europianë për Shëndetin dhe Menaxhimin e Krizave, Stella Kyriakides dhe Janez Lenarčič.

Kyriakides tha se pas zhvillimeve në Itali lidhur me përhapjen e koronavirusit, një mision i përbashkët i ECDC dhe OBSH-së do të dërgohet në Itali nesër “në marrëveshje me autoritetet italiane”. Sipas komisioneres, Italia ka marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar infeksionin e mëtejshëm.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen shkruan: “Ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten, shëndeti publik është përparësia numër një. Pavarësisht nëse do të rritet përgjigja në Evropë, Kinë apo gjetkë, bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë së bashku. Europa është këtu për të luajtur një rol kryesor.”

Dy komisionerët kanë deklaruar se nuk do të merret asnjë masë për bllokim të kufirit të zonës Schengen.

Ata thanë se çdo kufizim kufitar në lidhje me koronavirusin në BE duhet të bazohet në një vlerësim të plotë të rrezikut dhe këshilla shkencore, dhe se përgjigja duhet të jetë  e koordinuar në mesin e shteteve anëtare.

Kyriakides dhe Lenarčič shtuan se vendosja e masave kufizuese kufitare në zonën Shengen është një kompetencë e shtetit anëtar, siç shkruan Euroactiv.

Asnjë shtet anëtar nuk e ka njoftuar Komisionin për qëllimin për të ndërmarrë një veprim të tillë. Kyriakides tha se Komisioni po ndjek me vëmendje situatën në Itali, që ka dëshmuar se sa shpejt mund të ndryshojë situata. Ajo shtoi se situata atje shkakton shqetësim dhe theksoi se sa e rëndësishme është që vendet anëtare të përgatiten për raste të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *