Një tjetër viktimë nga koronavirusi është shënuar në Italinë fqinje. Viktima e shtatë është një grua rreth të 80-ave që ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi është pohuar nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli. Sipas autoriteteve, gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 230.
Duhet theksuar se Italia është vendi i tretë me më shumë raste të koronavirusit pas vendit të origjinës, Kinës e Koresë së Jugut.