Një makinë u fut në një turmë në qytetin qendror gjerman Volksmarsen të hënën, duke plagosur një duzinë njerëz.
Incidenti ndodhi rreth orës 02:30 të pasdites me orën lokale gjatë një procesioni karnavalesh në qytet, kur një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ kaloi nëpër një barrierë mbrojtëse dhe u sul ndaj turmës së njerëzve.
Shoferi u arrestua në vendngjarje, por nuk ishte e qartë nëse incidenti ishte një aksident apo sulm. Dëshmitarët okularë deklaruan për mediat se dukej sikur automjeti lëvizi më shpejt ndërsa u afrua drejt turmës.
Qyteti po festonte një ngjarje tradicionale që mbahet çdo vit të hënën përpara fillimit të festës së krishterë të Kreshmës. Incidenti vjen më pak se një javë pasi një njeri i armatosur u fut në dy lokale në Hanau të Gjermanisë duke vrarë 9 persona para se të vriste të ëmën dhe veten e tij.