Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rreziku më i madh është murtaja Rilindje, më 2 mars shqiptarët në Bulevard për mbrojtjen e Kushtetutës


Presidenti Meta ka deklaruar pas daljes nga SPAK, se më 2 mars i pret shqiptarët të gjithë në bulevard, jo për të mbështetur presidentin por për të mbrojtur Kushtetutën e kundër grushtit të shtetit.

Me fjalë mjaft të ashpra, kreu i shtetit e cilësoi Rilindjes si murtajë dhe rrezikun më të madh që i kanoset Shqipërisë e shqiptarëve.

Ai tha se do ketë prova të tjera për grushtin e shtetit teksa sot ka dorëzuar padinë për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë me në krye ministren Gjonaj.

‘Mbrojtja e Kushtetutës e integriteti i Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm e patriot por mbi të gjitha kryedetyra e presidentit,. Nuk ka ngjarje më të rëndë se ky akt mafioz ku rezulton e përfshirë direkt edhe celula e strukturuar në krye të Ministrisë së Drejtësissë, që duke shkelur Kushtetutën eshumë ligje  e duke bërë falsifikime ka tentuar një grusht shteti haptazi, në mënyrë mafioze. Këto prova e fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë presidenti. Padia e kallëzimet penale për disa vepra shumë të qarta janë dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, duke nisur me ministren ende në detyrë. Ne do çojmë deri në fund shpartallimin e grushtit të shtetit. Më 2 mars të gjithë shqiptarët do jenë në bulevard për të treguar se janë me Kushtetutën e jo me presidentin Meta. Rreziku më i madh është murtaja që e ka emri Rilindje e jo Parti Socialiste. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që Kryeprokurori të zgjidhet me 69 vota në kundërshtim  me Kushtetutën. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të ketë zgjedhje monopartiake.’ – tha ndër të tjera Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *