Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë në një seancë maratonë për të arrestuarit nga operacioni kundër lojërave të fatit.
Nga vendimi, në burg janë lënë Gramoz Muratajm, Elvis Mulaj dhe Avni Nasufi.
Gramoz Murataj, i arrestuar pak ditë më parë është njëri nga pronarët e kompanisë së basteve “ecco bet” në Shqipëri, kompani të cilin ai e ka menaxhuar më vëllanë e tij Besnik Murataj.
Në burg janë lënë 55 nga 87 të arrestuarit, ndërsa 27 janë lënë në arrest shtëpie dhe 5 në detyrim paraqitje.