Qindra përkrahës të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, kanë organizuar një shfaqje jashtë ‘Woolwich Court’ në Londër, ku po zhvillohet seanca dëgjimore e Assange e ku në fund të procesit do vendoset nëse ai do ekstradohet në SHBA apo jo.
Protestuesit shmangën policinë dhe u mblodhën pranë gjykatës në orët e para të së hënës.
Protestuesve vendas iu bashkuan edhe Jelekët e Verdhë që udhëtua nga Franca drejt Britanisë së Madhe në mbështetje të Assange.
Ky i fundit akuzohet për disa akuza dhe rrezikon deri në 137 vite burg nëse ekstradohet e gjykohet në SHBA.