Vendosni fjalën kyçe....

Shahini i hoqi licencën, “Udha e shkronjave” akuzon ministren dhe inspektorët e saj: Rrahën drejtorin dhe na vodhën


Shkolla private “Udha e Shkronjave” të cilës Ministria e Arsimit i hoqi licencën me akuzën se ka përhapur panik, ka reaguar pas këtij ndëshkimi.

Përmes një deklarate për mediat, drejtuesit e shkollës jopublike denoncojnë dhunën e ushtruar nga kreu i grupit inspektues ndaj drejtorit të shkollës, procedurat antiligjore të ndjekura për kontrollin dhe supervizimin e aktivitetit të shkollës.

Në deklaratë thuhet se inspektorët e kapën drejtorin për gryke e për mesi, dhe i morën me dhunë një kopje të procesverbalit që ia kishin lënë vetë, por u penduan dhe donin t’ja merrnin.

Drejtuesit e shkollës pretendojnë se vetëm po tregoheshin të kujdesshëm duke marrë masa që mësimi të zhvillohej online dhe nuk mund të akuzohen për përhapje paniku.

Sipas tyre, procedura e ndjekur nga inspektorët vetëm dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit të ministres së Arsimit me shkollat.

DEKLARATA E SHKOLLËS:

PROCEDURA ADMINISTRATIVE E MINISTRISË SË ARSIMIT dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat

Inspektim në shkollën “Udha e shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.
Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim “Ka ndonjë mjek nga ju?” Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”.

Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?” VJEDHJE)

Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë.
U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal.
Marrim një nga kopjet.
Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?)
Pasi refuzojmë t’ua japim ERJAL SELAMAJ, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë. KËTA JANË INSPEKTORËT ARSIMIT QË KUJESEN PËR SHËNDETIN E POPULLIT.
Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. Por besimi nuk bën punë me shtetin.
Jemi duke folur për KUJDES PËR SHËNDETIN E NXËNËSVE.

Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin.

Kjo është SIGURIA JURIDIKE me të cilën duhet të përballojmë SIGURINË SHËNDETËSORE?

Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet SHËNDETI I FËMIJËVE, I MËSUESVE, DREJTUESVE, PERSONELIT NDIHMËS?

Prindërit duhet të jenë të qartë që MEKANIZMI I GËNJESHTRËS përforcohet me FORCËN/autoritetin E INSTITUCIONEVE. Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë.

Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktoka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?

Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *