Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja e India nënshkruajnë marrëveshjen 3 miliardë dollarëshe për helikopterë luftarakë


Presidenti amerikan, Trump, ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh me Nju Delhin.

Marrëveshja përfshin helikopterët ushtarakë të prodhuar nga SHBA-ja e do finalizohet gjatë udhëtimit të tij në Indi. Udhëheqësi amerikan renditi edhe fushat e tjera të bashkëpunimit me Indinë.

India është në fazat e fundit të nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e 24 helikopterëve MH-60R Seahawk dhe sipas të gjitha gjasave marrëveshja do nënshkruhet gjatë vizitës shtetërore të presidentit amerikan Trump në Indi.

Duke shprehur shpresën e tij se India dhe SHBA-ja do bëhen partnerët kryesorë, Trump theksoi se vendi i tij prodhon pajisjet më të mira dhe më të frikshme ushtarake në planet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *