Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet vdekja e pestë nga koronavirusi në Itali


Shënohet vdekja e pestë nga koronavirusi në Itali. “Ansa.it” shkruan se viktima e pestë është një 88-vjeçar nga Caselle Lanne, në Lombardi.

Këtë mëngjes u dha lajmi për vdekjen e një 84 vjeçari, i cili ishte i shtruar në spitalin Giovanni XXIII në Bergamo. Sipas autoriteteve, përveç virusit i moshuari vuante dhe nga “patologji të tjera”. E vetëm brenda pak orëve, një tjetër i moshuar ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga shefi i emergjencës, Angelo Borrelli, gjithsej në Itali ka 219 persona të infektuar me koronavirus.

Komisioni i BE-së ka vendosur të dhurojë 230 milion euro për të ndihmuar në luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit, i cili do të mbështesë masat përgatitore, përfshirë këtu vendet jo të BE-së, hulumtimin e fondeve dhe lejimin e blerjes së materialeve për parandalimin e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *