Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali


Një tjetër viktimë nga koronavirusi është shënuar në Italinë fqinje. Bëhet fjalë për një grua që ka ndërruar jetë në spitalin e Kremonës. Lajmi është pohuar nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Sipas autoriteteve, gruaja që ka ndërruar jetë ishte e sëmurë me tumor dhe kishte një gjendje shëndetësore të ndërlikuar e infektimit me koronavirusin e rëndoi edhe më shumë gjendjen duke i shkaktuar vdekjen.

Duhet theksuar se Italia është vendi i tretë me më shumë raste të koronavirusit pas vendit të origjinës, Kinës e Koresë së Jugut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *