Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla private pezulloi mësimin nga frika për koronavirus, Shahini i heq licencën


Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar lidhur me mbylljen e një shkolle private në Tiranë nga frika e koronavirusit, duke i hequr licencën. Shahini deklaroi se shkolla “Udha e Shkronjave” e ka pezulluar mësimin në kushte paligjshmërie, duke theksuar se shkolla mund të mbyllet vetëm me urdhër ministri.

Shahini theksoi se drejtuesit e shkollës të cilët përhapën panik me këtë vendin, duhet të ndiqen penalisht nga organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.”- shkruan Shahini.

Një shkollë jopublike në Tiranë dha dje njoftimin se kishte pezulluar mësimin, si një masë parandaluese të koronavirusit.

 “Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, thuhej mes të tjerash në njoftimin e shkollës “Udha e shkronjave”.

Të gjitha këto zhvillime erdhën pas situatës së krijuar në Italinë fqinje, ku mbi 10 komuna janë mbyllur për shkak të përhapjes së koronavirusit. Sot numri i viktimave ka shkuar në 4, ndërsa numërohen mbi 150 të infektuar./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *