Vendosni fjalën kyçe....

Të destinuara për ndihma në Durrës, bllokohen 385 kg ushqime në Hanin e Hotit


AKU ka bllokua 385 kg produkte ushqimore në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Gjatë kontrollit zyrtar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore të cilësuara si ndihma humanitare, me origjinë nga Mali i Zi dhe me destinacion Durrësin, për arsye se në momentin e hyrjes në vendin tonë këtyre produkteve u kishte mbetur afat përdorimi, më pak se gjysma e jetëgjatësisë së deklaruar në etiketë.

Pas kontrollit fizik të bërë nga Trupa Inspektuese, këto produkte ushqimore: caj “SOLA” me afat përdorimi datë 04.03.2020, Lëng Frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, Konfleksa “Bebivita” me afat përdorimi datë 26.02.2020, rezultuan në kundërshtim me Urdhërin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë.

Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakortësi edhe të subjektit importues.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *