Vendosni fjalën kyçe....

24-vjeçarja bën për spital të riun në Lezhë, e plagos me thikë


Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Një vajzë 24- vjeçare ka bërë për spital një djalë në Lezhë pasi e ka goditur atë me thikë gjatë një sherri e ka goditur me thikë.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia. Ndërsa djali me inicialet A.M, u transportua tek spitali i Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka proceduar penalisht edhe një person i tretë, shtetasin me inicialet A.Sh, për të cilin nuk dihet se çfarë roli ka pasur në këtë konflikt.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *