Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Ramës: Izolo propagandën, mjekëve t’u vihen në dispozicion mjetet e nevojshm


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë propagandën e të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia.

Ai shkruan në Facebook se këto masa nuk duhet të jenë shfaqje televizive por konrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri.

‘Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe. Këto masa nuk mund të jenë shoë televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.’ – shkruan Basha.

Më tej kryedemokrari thekson se vendi është përballë një rreziku të prekjes nga koronavirusi ndërsa rreziku shtohet duke qenë se mijëra qytetarë jetojnë ende në çadra, jashtë kushteve higjieno-sanitare.

‘Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime. Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta.’ – shton ai.

Në fund Basha rithekson faktin se tani duhet të flasin mjekët e të heshtë propaganda ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë përkeqësimi të shëndetit të tyre por t’u drejtohen mjekëve.

‘Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda. Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t’u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës. Ne kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë. Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë shoë dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet.’ – mbyll Basha reagimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *