Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen mbi 25 tonë mbetje të rrezikshme në Portin e Ankona-s, ishin nisur për Shqipëri


Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar sot në Portin e Ankonas, në Itali. Sipas mediave italiane, mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.

Bllokimi i mbetjeve që përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, është bërë nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinierët.

Konfiskimi i mbetjeve është bërë në kohë të ndryshme përgjatë muajit shkurt, pas kontrolleve të shpeshta të mbeturinave dhe mallrave të eksportit.

Rasti i parë ka të bëjë me një ngarkesë të dyshuar të kontrolluar më 4 shkurt, që përmbante pajisje elektrike pa dokumentacion, që klasifikoheshin të rrezikshme. Mbetjet ishin gati të dërgoheshin në Shqipëri.

Ndërkohë, më 14 shkurt, është sekuestruar një tjetër kamion plot me mbeturina shtëpiake, elektrike dhe elektronike, që ishin pa dokumentacionin që vërteton origjinën. 205 makina larëse dhe 22 furra ishin vendosur në rimorkio,  një sasi prej afro 18,700 kg.  Edhe këtë herë, ngarkesa e mbeturinave duhej të dërgohej në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *