Analiza në gjakun e urinën e kryebashkiakut të Bulqizës, Leftet Alla, ka dalë negative për sa i përket pranisë së kokainës.
Ky ka qenë rezultati i dalë nga laboratori i Policisë Shkencore, raporton Report TV.
Disa javë më parë, në ABC News u publikua një video ku pretendohej se shfaqej Alla duke konsumuar kokainë në një mjedis publik.
Ky i fundit i hodh poshtë akuzat duke thënë se nuk ishte ai që shfaqej në filmime dhe se ishte në dijeni të videos ë ishte përdorur për shantazh ndaj tij.