Sektori në lulëzim i bujqësisë në Rusi mund ta ndihmojë atë të mbetet lideri global në eksportet e grurit këtë vit, sipas vlerësimeve të ekspertëve.
Parashikimet paraprake tregojnë se korrja e grurit në vitin 2020 do të jetë e dyta më e madhe e vendit pas vitit 2017, një vit rekord.
Sidoqoftë, ekspertët vërejnë se faktori i motit, përfshirë një dimër të ngrohtë pa dëborë, po bëhet gjithnjë e më shumë një ngjarje që njihet si ‘mjellma e zezë’ për fermerët.
‘Mjellma e zezë’ i referohet një dukurie të rrallë dhe të paparashikueshme që ka pasoja të rënda për tregjet financiare.
Në vitin bujqësor 2017-2018, Rusia eksportoi një rekord prej 40,449 milionë tonelata grurë në tregun global; në 2018-2019 ka eksportuar 35.2 milion tonelata. Ndërsa eksporti i këtij viti mund të arrijë në 36 milion tonelata, thaë Ministria e Bujqësisë.