Policia e Dibrës ka arrestuar 4 persona ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, lidhur me grabitjen dhe dhunimin e një çifti në moshuar në banesën e tyre në Maqellarë.
Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt, ku disa persona të maskuar u futën me dhunë në një banesë.
Pasi dhunuan çiftin e moshuar, grabitësit kanë marrë nga banesa dy kuti me bizhuteri dhe çantën e gruas ku kishte dokumente dhe para.
Policia e Dibrës thotë se pas njoftimit për grabitjen, ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht:
- V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër.
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.”– thuhet në njoftim.
Policia thotë se ka bërë të mundur gjetjen e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit me inicialet R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C.