Vendosni fjalën kyçe....

Irlanda i kërkon qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në rajonet e prekura nga koronavirusi në Itali


Departamenti i Punëve të Jashtme të Irlandës i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në zonat e Italisë, të cilat janë të prekura nga koronavirusi.

Italia ka raportuar vdekjen e saj të shtatë nga virusi dhe ka mbi 200 raste të njerëzve të infektuar. Në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, është vendosur një bllokim në disa qytete të vogla.

Për dy javët e ardhshme, 50,000 banorë nuk do të mund të largohen pa leje speciale.

Siç shkruan BBC, Departamenti i Punëve të Jashtme Irlandeze rendit këto rajone, në të cilat irlandezëve u kërkohet të mos shkojnë: Piemonte, Lombardi, Veneto, Emilia Romagna dhe Lazio.

Bota pranë një pandemie

Situata në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali tregon fazat e hershme të pandemisë. Në secilin prej këtyre vendeve ne po shohim përhapjen e virusit pa asnjë lidhje me Kinën. Përpjekjet e bllokimit në Itali pasqyrojnë ato që kanë ndodhur dhe në Kinë.

Situata në Iran është veçanërisht shqetësuese, sepse autoritetet shëndetësore thonë se virusi është përhapur në qytete të shumta, dhe duket se rasti i parë në Liban është i lidhur me një udhëtar nga Irani. Edhe Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar që të pregatitemi për një situatë pandemie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *