Vendosni fjalën kyçe....

Kishte shkuar për xhirime, Tom Cruise mbetet i bllokuar në një hotel në Venecia nga frika e koronavirusit


Aktori Tom Cruise është detyruar të mbyllet në një hotel luksoz në Venecia për shkak të koronavirusit, ku po xhironte për filmin “Mision: Impossible 7”

DailyMail shkruan se aktori do të fillonte xhirimet në disa nga pjesët më piktoreske dhe më të njohura të qytetit lundrues, por xhirimet u anuluan pasi autoritetet vendosën një bllokim total në mënyrë që të ndalonin përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës.

Aktori mbërriti në Venecia në 20 shkurt dhe pritet të qëndrojë deri në 1 mars në hotelin Gritti Palace, duke pritur vendimin se çfarë do ndodhgë më tej me projektin.

Raportet fillestare tregojnë se askush nga kasti i aktorëve dhe  i ekuipazht nuk është infektuar. Ndalimi i xhirimeve vjen pasi Italia konfirmoi vdekjen e shtatë, ndërsa ka shënuar mbi 200 raste të të infektuarve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *