Aktorja me më shumë nominime në historinë e çmimeve “Oscar”, Meryl Streep, njihet për flokët e saj bjondë.
Por tanimë duket se duhet të mësohemi ta shohim edhe me flokë të kuqe, pasi ajo u ka ndryshuar ngjyrën.
Siç shkruan Daily Mail, aktorja 70-vjeçare u largua nga sheshi i xhirimeve të filmit të saj më të fundit me flokë të kuqe të ndritshme. E kjo ngjyrë i shkon shumë.
Aktorja është duke interpretuar së bashku me Nicole Kidman, në adaptimin e filmit “The Prom”, me regji nga Ryan Murphy.