Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç, sipas njoftimeve të mediave duke cituar familjen e tij.

Ai e udhëhoqi Egjiptin për tre dekada përpara se të burgosej për korrupsion. Mubarak vdiq disa javë pasi iu nënshtrua një operacioni, njoftojnë media egjiptiane.

Një anëtar i familjes i tha AFP-së se ish-sundimtari vdiq në spitalin ushtarak Galaa të Kajros.

Në një deklaratë, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi e përshëndeti Mubarak si një ‘udhëheqës ushtarak dhe hero i luftës’ dhe ofroi ngushëllimet e tij për familjen e tij. Mubarak do të varroset me nderime  ushtarake, por koha e varrosjes së tij ende nuk është përcaktuar.

Ish presidenti u arrestua pas kryengritjes ‘Pranvera Arabe ’e vitit 2011 dhe u dënua me tre vjet burg në 2015 për përdorimin e fondeve publike për çështje personale.

Ish-presidenti e mori pushtetin në 1981 para se të dëbohej nga detyra 30 vjet më vonë, ndërsa u lirua nga burgu në 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *