Izraeli nuk do të ndalet para asgjëje për të siguruar sigurinë e tij dhe mund të fillojë një fushatë të gjerë ushtarake kundër Gazës nëse grupet e armatosura lokale vazhdojnë me sulme raketash, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.
Sirena të një sulmi ajror u dëgjuan në tërë Izraelin jugor. IDF-ja tha se rreth 50 raketa u qëlluan nga Gaza në territorin e Izraelit, me 90 përqind të tyre që u kapën nga sistemet e mbrojtjes.
‘Unë nuk planifikoj të heq dorë. Përtej goditjeve të ashpra ndaj armiqve tanë, Hamasi dhe Xhihadi Islam duhet të kuptojnë se sulmi raketor kundër Izraelit nuk duhet të vazhdojë. Nëse ato nuk ndalen plotësisht, ne do të duhet të aktivizojmë planin që kemi përgatitur për një fushatë të gjerë.’
‘Unë nuk po nxitoj të nis një luftë – tha kryeministri – por nëse Izraeli është i detyruar do fillojë një ofensivë të madhe. Mjerë Hamasi dhe Xhihadi Islamik kur të vijë ajo ditë. Zgjedhja është e tyre.’“