Vendosni fjalën kyçe....

Një person i dyshuar me koronavirus në Shkup, sapo kishte ardhur nga Milano


Një person në Shkup i cili sapo ishte kthyer nga Milano dje pasdite, dyshohet për koronavirus. Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup ka nisur testimin e personit të dyshuar me koronavirus.

Pacienti kishte ardhur në orët e pasdites nga Milano, ai kishte një pamje klinike të butë, nuk kishte temperaturë të ngritur të trupit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Pasagjeri kaloi nëpër aparatin termik, i cili nuk diagnostikoi ndonjë simptomatologji të sëmundjes. Por pasi mbërriti në shtëpi, ai ndjeu simptomat e tij të para dhe kërkoi ndihmë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe u pranua në orën 22:00.

Pacienti është vendosur në izolim dhe aktualisht po kalon teste në përputhje me protokollin e vendosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *