Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detajet për ngjarjen në Rrëshen, i dyshuar ish-bashkëshorti i viktimës


Policia ka dhënë informacion zyrtar rreth ngjarjes së ndodhur në Rrëshen ku mbetën të vrarë vëlla e motër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 në Kodër Rrëshen dhe i dyshuar për vrasjen është shtetasi F.K nga Zejmeni i Lezhës i cili është ish-bashkëshorti i viktimës shtetases E.F.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *