Ylli legjendar i operës, Placido Domingo, ka pranuar përgjegjësinë për akuzat e ngacmimit seksual ndaj disa grave.
Duke u përballur me një mori akuzash për ngacmime seksuale, shpesh anonime dhe të pakonfirmuara, superylli i operës u kërkoi falje grave të prekura, duke i nxitur të tjerat që të vijojnë paditë ndaj ngacmimeve seksuale kudo ndodhin.
Në një deklaratë të dhënë për Europa Press, Placido Domingo pranoi përgjegjësinë e plotë për akuzat e sjelljeve seksuale.
Në mesin e gushtit, AP publikoi një histori që përmendte nëntë gra, tetë prej të cilave me emër, të cilat pretenduan se Domingo i kishte prekur e puthur në mënyrë jo të duhur.
Këngëtari i mohoi akuzat duke thënë se incidentet kishin qenë konsensuale. Duke shkuar përtej faljes zyrtare, Domingo u zotua ta bënte operën ‘një vend më të sigurt për të punuar’.