Kur nuk kanë kaluar pak javë që gjiganti norvegjez Haaland nënshkroi për Dortmundin, Reali i Madridit është hedhur menjëherë në sulm për ta rrëmbyer nga verdhezinjtë.
Sipas mediave sportive iberike, klauzola e sulmuesit është 75 milionë euro që nga viti 2021 dhe për një klub si madrilenët kjo shifër është e pranueshme.
Megjithatë siç raportojnë ato, drejtuesit e Realit të Madridit do provojnë ta afrojnë sulmuesin që këtë verë në mënyrë që të shmangin rritjen e çmimi të lojtarit në rast se paraqitjet e tij do vijnë në rritje.