Ka shkruar në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Emergjencave Civile, Angelo Borrelli. Ai nuk ka dhënë moshën e të vdekurve por ka deklaruar se janë të moshuar.
Ndërkohë edhe numri i të prekurve është rritur në 322 duke përfshirë dhe dy raste të reja në Sicili, në jug të Italisë.
240 të prekur nga koronavirusi janë në provincën e Lombardisë, ku dhe nisi përhapja e virusit. 43 persona të prekur në Veneto, në Emilia Romagna 26 të prekur, 3 në Piemonte, 3 në Lazio dhe 3 në Siçili.