Sami Musa me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, është bërë deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut.
Gazeta gjermane Deutsche Welle shkruan se 35-vjeçari shqiptar është një afarist i njohur në Hamburg.
Musa ka kandidaur në listën e Partisë Socialdemokrate (SPD), e cila në zgjedhjet e ditës së dielë (23 shkurt) ka fituar më shmë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë land.
Lajmin për fitoren e Musës e ka konfirmuar për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa, një afarist i kahershëm në Hamburg. Më vonë vetë Musa ka falenderuar votuesit, duke u premtuar realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektrorale.
“Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut”, konfirmon Sami Musa.
Edhe pse SPD në këto votime ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%, do të mbetet në pushtet.
Por partneri i SPD-së në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin pjesë e të cilëve tani do të jetë edhe deputeti me origjinë nga Kosova.