Jo vetëm veriu i Italisë është i prekur nga koronavirusi, dje është shënuar rasti i parë edhe në jug të vendit.
Rai shkruan se dje është shënuar rasti i parë pozitiv në Palermo. Turistja nga Bergamo e cila ishte me pushime në Palermo, u pranua në spitalin Cervello për kontrolle pasi shfaqi simptoma të gripit. Kjo u konfirmua nga Rajoni i Siçilisë. Pas analizave ajo rezultoi pozitive për koronavirusin.
Karantina është rregulluar për grupin e miqve të gruas dhe për njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me turisten. Ky është rasti i parë i koronavirusit i gjetur në Italinë Jugore.
Pas mbledhjes urgjente të thirrur në Palazzo Chigi, mbrëmjen e kaluar, kryeministri Giuseppe Conte tha se një spital kishte kontribuar në përhapjen e mëtejshme të koronavirusit duke mos zbatuar procedurat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ne nuk mund të parashikojmë përparimin e virusit. Pati një shpërthim dhe prej andej u përhap edhe në administrimin e një strukture spitalore që nuk është plotësisht i veti sipas protokolleve të kujdesshme që rekomandohen në këto raste, dhe kjo ka kontribuar në përhapjen. Ne vazhdojmë me kujdes dhe ashpërsi maksimale “.– tha Conte.