Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë të vdekur gjatë protestave në Indi, pak orë para vizitës së Trump-it


Shtatë njerëz janë vrarë në protestat në Delhi kundër ligjit të ri të diskutueshëm të shtetësisë në Indi, pak orë para vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.

BBC shkruan se një polic dhe gjashtë civilë vdiqën në ditën më vdekjeprurëse të kryeqytetit.

Një pjesë e qytetit mbetet e tensionuar ndërsa Trump përgatitet për bisedime të martën. Dhuna në zonat me shumicë myslimane në Delhi filloi të dielën dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së hënë. Kjo është hera e parë që një anëtar i forcave të sigurisë vritet në trazirat që kanë shpërthyer në Indi që në fund të vitit të kaluar.

Akti i ri i Ndryshimit të Qytetarisë (CAA) jep amnisti për emigrantët jo-muslimanë nga tre vende të afërta me shumicë myslimane.

Mirëpo ky ligj ka ngjallur kritika se po diskriminon muslimanët. Qeveria nga ana tjetër thotë se protestat janë të panevojshme pasi ligji vetëm përpiqet të japë amnisti ndaj minoriteteve të persekutuara.

Protestat kundër projektligjit deri më tani, janë udhëhequr kryesisht nga gra dhe burra muslimanë, por shumë Hindu janë bashkuar me ta gjithashtu.

Të paktën 35 njerëz janë duke u trajtuar në spital për lëndime të rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *