Vendosni fjalën kyçe....

Testi rezulton negativ, pacienti në Shkup nuk ka koronavirus


Pacienti i dyshuar me koronavirus në Shkup ka marrë përgjigje negative pas analizave. Sipas Alsat, ende nuk ka një konfirmim zyrtar por pritet një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Klinika Infektive në Shkup më herët kishte pranuar një person që dje pasdite kishte arritur në Shkup nga Milano. Pacienti kishte kaluar kontrollet e kamerave termale me sukses mirëpo pasi ka mbërritur në shtëpi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin. Ai u shtrua në klinikë rreth orës 22:00 dhe u mbajt në izolim. Por fatmirësisht përgjigjet e analizave kanë treguar se nuk bëhet fjalë për koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *