Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e punëtorit në pallatin në ndërtim, arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë në Lezhë


Policia ka arrestuar kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokajn.

Arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të Prokurorisë, pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në qershor të vitit të shkuar.

Punëtori u rrëzua nga pallati në ndërtim, në lagjen Beslidhja të Lezhës.

Mbi biznesmenin Palokaj, rëndojnë akuzat e ndërtimit pa leje, moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *