Vendosni fjalën kyçe....

Wilder gjen “shkakun” e humbjes ndaj Fury-t: E kishte fajin kostumi që vesha para ndeshjes


Deontay Wilder është tallur keqazi pasi pretendoi se arsyeja e humbjes ndaj Tyson Fury-t për peshën super të rëndë në boks ishte për shkak të kostumit që kishte veshur para se të ngjitej në ring.

Ai tha për mediat amerikane se e kishte humbur ndeshjen ndaj britanikut jo për shkak të fuqisë së frikshme të kundërshtarit, por për shkak se ishte e rraskapitur nga veshja e një kostumi prej 20 kilogramësh teksa ngjitej në ring.

‘Fury nuk më lëndoi aspak, por fakti i thjeshtë është se uniforma ime ishte shumë e rëndë për mua. Nuk i kisha këmbët në rregull që në raundin e parë. Nuk mendoja se kostumi do ishte aq i rëndë.’ – tha ai për Yahoo Sports.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *