Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për përhapje të koronavirusit në SHBA


Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA,  paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier,  drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund  të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset”, tha ajo.

Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse  përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e  rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të  konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *