Vendosni fjalën kyçe....

20 viktima nga përplasjet për ligjin e shtetësisë në Indi


Policia indiane po përdor dronët për të identifikuar rebelët e përfshirë në dhunën që ka tronditur Delhin prej disa ditësh, ku kanë humbur jetën 20 persona, sipas raporteve të mediave.

Viktimat janë vrarë në përleshje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të ligjit të shtetësisë së Indisë, njoftuan mediat indiane, duke përmendur zyrtarët e shëndetit.

Dhuna filloi të hënën, teksa presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Indi në një vizitë zyrtare 3-ditore.

Në një postim në rrjetet sociale të mërkurën, Modi u bëri thirrje ‘vëllezërve dhe motrave të tij në Delhi’ që t’i japin fund trazirave, duke theksuar se po bëhen përpjekje për të rikthyer qetësinë dhe normalitetin në kryeqytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *