Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama dhe Veliaj po mbulojnë korrupsionin me njoftime gjysmake për Teatrin


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me anulimin e bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me firmën private për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar.

Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin me prishjen e Teatrit.

Sipas Bashës, PD-ja nuk tërhiqet nga qëndrimi pa parë një vendim të qartë se Teatri nuk do prishet dhe nuk do ndërtohen kullat.

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmeria e saj”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *