Bosi i Disney-t, Bob Iger, i cili ka drejtuar kompaninë filmike prej 15 vitesh, tashmë po largohet nga posti i shefit ekzekutiv.
Disney ka lajmëruar se shefi i ri ekzekutiv është emëruar Bob Chapek, i cili më parë drejtonte parqet e kompanisë dhe sektorin e produkteve.
BBC shkruan se Iger do të mbetet në detyri si shefi ekzekutiv i Disney-t deri në fund të vitit të ardhshëm për të drejtuar “përpjekjet krijuese”.
Ky veprim ishte i papritur. Bob Iger konsiderohet nga shumë njerëz si njeriu më i fuqishëm në Hollyëood, i cili kishte shërbyer si shef ekzekutiv që nga viti 2005. Vlera e tregut të firmës është rritur pesëfish gjatë mandatit të Iger, duke arritur në vlerën rreth 230 miliardë dollarë.