Vendosni fjalën kyçe....

Greqia konfirmoi rastin e parë me koronavirus, një 38-vjeçare që kishte udhëtuar në Itali


Një grua e cila ishte rikthyer nga veriu i Italisë u konfirmua si rasti i parë me koronavirus në Greqi.

Rasti i gruas është në monitorim ndërsa autoritetet urdhëruan mbylljen e një shkolle në Selanik, deklaroi ministri i shëndetësisë.

Asnjë informacion i mëtejshëm nuk u dha  në dispozicion për lëvizjet e mëparshme të 38-vjeçares, megjithëse mediat greke thanë që ajo ishte kthyer në Greqi nga Milano me avion në 23 shkurt.

Greqia nuk ka shpallur ndonjë kufizim udhëtimi në Itali që është vendi më i prekur në Evropë nga shpërthimi me më shumë se 370 raste dhe 12 vdekje të raportuara.

Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po monitorohet nga një ekip kolegësh të jashtëzakonshëm në Selanik,” tha përfaqësuesi i ministrisë së shëndetësisë Sotiris Tsiodras për një konferencë lajmesh.

Autoritetet janë në proces të identifikimit të njerëzve me të cilët gruaja ka rënë në kontakt, tha ai, duke shtuar se ata që kanë qenë në afërsi do të vendosen në izolim.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se 10-15 persona me të cilët pacientja kishte pasur kontakte ishin tashmë në karantinë.

Ne po gjurmojmë njerëzit që ranë në kontakt me të. Gjithashtu linja ajrore dhe, siç thotë protokolli, me pasagjerë që ishin në një afërsi të caktuar dhe anëtarët e ekuipazhit, “u tha ministrave të shëndetësisë Vassilis Kikilias para gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *