Vendosni fjalën kyçe....

Hong Kongu u jep dhuratë 1.200 dollarë banorëve mbi 18-vjeç


Hong Kongu do të shpërndajë para për banorët e rritur të përhershëm, për t’i ndihmuar në rritjen e shpenzimeve dhe lehtësimin e barrës financiare.

Si pjesë e buxhetit vjetor, 1,280 dollarë do të ofrohen për rreth shtatë milion njerëz mbi moshën 18 vjeç.

Siç shkruan BBC, ekonomia e vendit është goditur nga muajt e trazirave të dhunshme politike, dhe kohët e fundit edhe nga ndikimi i koronavirusit.

Qyteti ka pasur 81 raste të konfirmuara të virusit dhe dy vdekje.

“Ekonomia e Hong Kongut po përballet me sfida të mëdha këtë vit”– tha sekretari financiar Paul Chan të mërkurën.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, unë kam vendosur të shpërndaj 10,000 dollarë HK për banorët e përhershëm të Hong Kongut të moshës 18 vjeç ose më shumë, me qëllim të inkurajimit dhe rritjes së konsumit lokal nga njëra anë, dhe të lehtësojmë barrën financiare të njerëzve nga ana tjetër”- tha z. Chan.

Ky vendim është pjesë e një pakete për të lehtësuar ndikimin e protestave dhe viruseve në ekonomi.

Autoritetet gjithashtu do të ulin qiranë e banesave publike dhe do të ketë zbritje të pagave dhe taksave të pasurive. Deficiti buxhetor parashikohet të rritet në gati 18 miliardë dollarë deri në vitin 2021, që është një rekord për territorin.

Qendra financiare po tërhiqet gjithashtu nga lufta e vazhdueshme tregtare SHBA-Kinë, që ka ngadalësuar tregtinë midis dy ekonomive më të mëdha në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *