Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, ka konfirmuar 4 rastet e para të të miturve me koronavirus.
Siç shkruajnë mediat italiane, mes të infektuarve është dhe një vajzë 4-vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.
Bilanci i deritanishëm është 357 të infektuar nga koronavirusi, 11 prej të cilëve kanë humbur jetën në nëntë rajone të Italisë.
259 raste me koronavirus dhe 9 viktima janë në Lombardi, 58 raste dhe 2 vdekje në Veneto; 26 raste në Emilia Romagna; 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili; 2 në Toscana dhe Liguria; 1 në Tirolin e Jugut.
Në këto momente, aonat më të prekura mbeten ato të Lombardisë dhe Venetos dhe të gjithë ata të infektuar në zona të tjera kishin patur kontakte me banorët e zonave të kuqe, ose kishin qenë atje.