Koreano-jugorët kanë nisur fushatën për mbledhjen e firmave për të fajësuar presidentin e vendit, Moon Jae-in, për mosmarrjen e masave kundër koronavirusit që ka prekur vendin.
Të hënën, peticioni kishte marrë më shumë se 643 mijë vota. Qytetarët bëjnë përgjegjës kreun e shtetit dhe autoritetet për viktimat e koronavirusit ndërsa numri i të prekurve në Korenë e Jugut është më shumë se 1300.
Ata e akuzojnë presidentin se ka dërguar më shumë se 3 milionë maska në Kinë ndërkohë që vendi kishte pamjaftueshmëri maskash mbrojtëse.
Tjetër akuzë ndaj kreut të shtetit është lënia hapur e kufijve me Kinën, gjë që sipas tyre ka çuar në shpërthimin e koronavirusit në vend, që deri tani u ka marrë jetën 12 personave.