Kryeinspektorja e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka ka bërë një deklaratë të pazakontë në një intervistë në Report Tv lidhur me koronavirusin, duke thënë se mezi pret rastin e parë.
E pyetur nga gazetarja nëse ka frikë nga koronavirusi, Beruka është shprehur se nuk ka frikë dhe si mjeke mezi e pret rastin e parë.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situata?
Mjekja: Absolutisht jo!
Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?
Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.
Gazetarja: Pse?
Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri.